Policia shpall në kërkim 32-vjeçarin, akuzohet për dy vepra penale

Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë themelore në Pejë, ka shpallur në kërkim një person ky dyshohet për veprat penale, “kanosje” dhe “shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Personi i kërkuar është: SHQIPRIM (Imer) XHAFERAJ i lindur me 13.04.1993 nё Pejё, shkruan IndeksOnline.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com
