75 Mall Live Search
21:10 / E Enjte, 17 Prill 2025 / Z S

Haxhiu për qëndrimet e opozitës: Absurde, ata e dinë që i kemi numrat!

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka konfirmuar se  i kanë numrat për votimin e Kryeparlamentarit. 

Ajo e ka quajtur absurd qëndrimin e opozitës, pasi siç tha ata e dinë që Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat e nevojshëm për krijimin e institucioneve.

“Ata e dinë që i kemi numrat, nëse të tregoj ty më nuk është interesant”, ka thënë Haxhiu në Kanal 10.

Theksojmë se seanca e sotme u ndërpre përsëri për shkak të dallimeve midis pozitës dhe opozitës./Indeksonline/