75 Mall Live Search
22:35 / E Enjte, 17 Prill 2025 / Gj. Sh

Mësohen përballjet gjysëmfinaliste të play-offit të Superligës në basketboll

Janë mësuar skuadrat dhe përballjet gjysëmfinaliste të këtij sezoni në play-offin e Superligës së basketbollit kosovar.

Peja sonte e eliminoi Golden Eagle Yllin, derisa mbrëmë, Prishtina e eliminoi Vëllaznimin dhe iu bashkuan në gjysëmfinale,Trepçës dhe Bashkimit.

Gjysmëfinalet pritet të jenë të zjarrta ku përballen Trepça me Sigal Prishtinën dhe Bashkimi me Pejën.

Për tu kualifikuar në finale duhet tri fitore, ndërsa për tu shpallur kampion katër fitore./IndeksOnline/