75 Mall Live Search
08:04 / E Premte, 18 Prill 2025 / Z S

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, organizohen disa aktivitete

Sot shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Lidhur me këtë Komuna e Prishtinës do të organizojë disa aktivitete.

Këto aktivitete do të organizohen së bashku me OVL-në, SHFD-në dhe SHIL-in të UÇK-së.

Fillimisht do të mbahen homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani, duke filluar nga ora 10:00.

Në ora 10:30 bëhen nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.

Nga ora 10:45 – Aksion për dhurim gjaku në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa në 11:30 – Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve në Makovc.

Duke filluar nga ora 13:00 – Tubimi qendror-tradicional “Epopeja e UÇK-së” në Marec dhe aktivitetet mbyllen në orën 17:00 ku mbahet Ceremonia për ndarjen e 71 mirënjohjeve për familjet e dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Prishtinës – Salla e Kuvendit komunal./Indeksonline/