75 Mall Live Search
08:14 / E Premte, 18 Prill 2025 / G T

Diçka s’po shkon te Chelsea, e tregon edhe intervista e Reece Jamesit pas humbjes nga Legia: Këtu s’ka progres!

Skuadra e Chelseat u kualifikua në gjysmëfinale të UEFA Conference League edhe pse humbi në shtëpi ndaj Legias me shifrat 1:2, por falë fitores 0:3 në Poloni arriti të kalonte në raundin tjetër.

Kapiteni i “bluve” të Londrës, Reece James u paraqit në intervistë pas ndeshjes dhe tregoi se skuadra e tij bëri një hap mbrapa, shkruan Indeksonline

Tifozët e Chelseat menjëherë e kanë vërejtur “gjuhën e trupit” të kapitenit të tyre, i cili e sheh skuadrën e tij duke mos bërë progres.

“Kjo sonte nuk është progres. Sonte kemi bërë një hap mbrapa. Paraqitje e dobët nga ne. Nuk e respektuam kundërshtarin”, u shpreh Reece James.

Kujtojmë se Chelsea në raundin gjysmëfinal do të luajë ndaj Djugardenit, që eliminoi Rapidin e Vjenës./Indeksonline/