75 Mall Live Search
12:31 / E Premte, 18 Prill 2025 / L K

Kujdes, nëse ju vijnë këta SMS-a në telefon në adresë të postës, janë mashtrime!

Posta e Kosovës njofton qytetarët se sot është raportuar një valë e re e mesazheve mashtruese të cilat po dërgohen përmes SMS-ve duke keqpërdorur emrin dhe identitetin zyrtar.

Domaini mashtrues që po shpërndahet është:

postakosoves.world – Ky është një faqe mashtruese dhe nuk ka asnjë lidhje me Postën e Kosovës.

Bazuar në ankesat e qytetarëve dhe faktet e pranuara, Posta e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke raportuar rastin te kompania që ka regjistruar këtë domain mashtrues dhe ka kërkuar pezullimin e tij urgjentisht.