Pacientët kosovarë me ankesa të shumta në Ditën Evropiane të të Drejtave të tyre

Sot shënohet Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Megjithatë pacientët kosovarë vazhdojnë të kenë ankesa të shumta, sa i përket çasjet në sherbimet shëndetësore.
Besim Kodra, nga Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve në Kosovë tha për Indeksonline se ankesat më të shpeshta që ata marrin nga paxcientët, janë mungesa e barnave, listat e gjata të pritjes, gabimet mjekësore dhe komunikimi i stafit shëndetërsor me pacientët.
“Sistemi shëndetësor në Kosovë ka mangësi dhe se kjo po ndikon goxha shumë dhe në çasjen e pacientëve në sherbimet shëndetërosre. Ankesat më të shpeshta që i marrim kanë të bëjnë me mungesen e barnave, listat e gjata të pritjes, gabimet mjekësore, komunikimi i stafit shëndetëror me pacientë. Të gjitha këto e rrisin hendekun e çasjes së pacientëve në shërbimet shëndetërore”, tha Kodra.
Kodra tha se e gjithë kjo vjen dhe si pasojë e mungesës së financimit në shëndetësi.
“Nuk i marrin shërbimet shëndetësore të duhura dhe kanë vështirësi në çasjen e shërbimeve shëndetësore dhe për faktin që kemi një mungesë të financimit të shëndetësisë. Është financimi i ulët pasi që ende nuk e mbrrin atë 5 përqindëshin e GDP-së që kërkohet. S’kemi sigurime shëndetësore dhe se të gjitha këto e bëjnë një barrierë të madhe, për ata që marrin shërbime”, tha Kodra.
Kodra ka thënë se dhe trajtimi i ankesave të pacientëve lë shumë për të dëshiruar.
“Ka ankesa të cilat trajtohen në mënyrë të drejtë dhe se ka dhe të atillaqë mbesin brenda sistemit shëndetësor. Pra nuk ka një rregull unike, që pacienti ta marrë një përgjigje të duhur për ankesen që ka bërë”, tha Kodra./Indeksonline/