Arrestohen katër të mitur të dyshuar për vjedhje të rëndë, në Mitrovicë

Katër persona të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”, që ka ndodhur më 3 prill 2025 në rrugën “Çamëria” në Mitrovicë.
Sipas informatave zyrtare, arrestimi është bërë si rezultat i hetimeve intensive të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve, në bashkëpunim me teknikët e kriminalistikës.
Të dyshuarit, në bashkëkryerje, dyshohet se kanë hyrë me forcë në një shtëpi private dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të arit.
Pas arrestimit, të miturit janë intervistuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48-orësh, me vendim të prokurorit të rastit.
Hetimet janë në vijim dhe autoritetet janë duke punuar për gjetjen e provave materiale që lidhen me rastin.