75 Mall Live Search
15:43 / E Premte, 18 Prill 2025 / mp

Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata në Ferizaj

Njësitë policore të stacionit policor në Shtime kanë arrestuar sot, rreth orës 13:50 në fshatin Petrovë, një person të kërkuar nga gjykata.

I arrestuari me inicialet L.H. (M/K), 25 vjeç, ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, për të cilën ishte dënuar me gjashtë (6) muaj burgim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatës ndaj të gjithë personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të saj, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit.