75 Mall Live Search
20:29 / E Premte, 18 Prill 2025 / FR

“Trepça” i’a ndërprenë marrëdhënien e punës një punëtori, kreu shkelje të rëndë

Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja publike “Trepça” i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës punëtorit me iniciale E.A.

Sipas njoftimit, i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës: ”Përdorimi i paligjshëm i mjeteve të Trepça Sh.A”, “Keqpërdorimi i pozitës dhe tejkalimi i autorizimeve” dhe “Shkaktimi i dëmit me qëllim ose nga pakujdesia e rëndë”.

“Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot: 2664, datë 24.02.2025, ka vendosur shqiptimin e masës disiplinore – ndërprerjen e marrëdhënies së punës ndaj z. E.A.”, thuhet në njoftim.