75 Mall Live Search
19:32 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / G T

Lewandowski humb finalen e Copa del Rey?

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski me shumë gjasa do e humbasë ndeshjen finale ndaj Real Madridit në Copa del Rey.

Lewa u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Celta Vigos në La Liga, shkruan Indeksonline

Siç raportojnë mediat nga Spanja, sulmuesi i Polonisë pritet të mungojë rreth tre javë shkaku i lëndimit muskolar.

Por, asgjë nuk është konfirmuar, pasi Barcelona pritet t’i bëjë disa teste mjekësore lojtarit të tyre.

Kujtojmë që javën e ardhshme, Barcelona luan ndaj Real Madridit në finalen e madhe të Kupës së Mbretit./Indeksonline/