75 Mall Live Search
21:22 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / G T

Sahiti shënon dy gola për katër minuta kundër Schalkes

Skuadra e Hamburgut është duke fituar 1:2 ndaj Schalkes në derbin e javës së 30-të në Bundesliga 2.

Dy golat për ekipin mysafir i shënoi sulmuesi i krahut nga Kosova, Emir Sahiti, shkruan Indeksonline

Sahiti fillimisht shënoi me kokë në minutën e 41’të për ta barazuar rezultatin dhe më pas në minutën e 45’të shënoi për 1:2.

Kujtojmë që Schalke është me një lojtar më pak në fushë nga minuta e katërt, pasi Karaman u ndëshkua me të kuq direkt./Indeksonline/

Image