Osmani uron Pashkët: Paqe në zemër dhe gëzim në familje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Pashkët të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë.
Osmani është shprehur se kjo festë na kujton fuqinë, besimin e shpresën për një të ardhme më të mirë.
”Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje!
Kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë.
Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne.
Gëzuar për shumë mot Pashkët!” ka shkruar Presidentja.