75 Mall Live Search
15:00 / E Diele, 20 Prill 2025 / Gj. Sh

Dalin pamjet e aksidentit të trenit me veturë në Klinë

IndeksOnline pak më parë raportoi për një aksident trafiku në fshatin Stupe, të Klinës, ku treni kishte goditur një makinë.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku mbetën të lënduar 4 persona.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:35, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka në fshatin Stupë-Klinë mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lendime trupore”, ka thënë ai.