75 Mall Live Search
08:38 / E Hënë, 21 Prill 2025 / k.v

Aksioni në një barnatore në Kaçanik, ka të bëjë me vrasjen e rreshterit Lika

Herët në orët e para të mëngjesit, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion të befasishëm në qytetin e Kaçanikut, konkretisht në një barnatore.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se ky operacion është i lidhur me hetimet për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, i cili u vra disa javë më parë në Kaçanik.

Deri tani pavarësisht hetimeve intensive nuk është arrestuar asnjëri nga të dyshuarit e përfshirë në vrasje. Prokuroria kishte deklaruar se në bazë të pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë, kanë qenë dy të rinj të cilët kishin shtënë me armë në drejtim të rreshterit duke e lënë të vdekur.

Motivet që kanë quar deri te kjo vrasje e rende ende mbesin të panjohura për organet e hetuesisë./IndeksOnline/