Sali Berisha do të duhet të paraqitët sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Pavarësisht se e hëna është ditë pushimi zyrtar, kreu i PD-së Sali Berisha do duhet të paraqitët në SPAK. Kjo pasi i duhet te respektojë masën e detyrim paraqitje të vendosur nga togat e zeza.
Burime bëjnë me dije se prokuroria ka caktuat një OPGJ të dalë i gatshëm me qëllim vënien në dispozicion dokumentin që do të firmoset nga Berisha.
Kujtojmë se të hënën e parë të këtij muaji ai nuk u paraqit ne SPAK për shkak të një angazhimi politik ku dhe SPAK-u i konfirmoi lejen e posaçme.
Përveç Berishës nesër pranë tij do të jenë edhe simpatizantët ku ashtu siç ka ndodhur edhe në herët e tjera kreu i PD-së pas daljes nga SPAK-u do të mbajë komunikim me gazetaret.
Ndërkohë gjykata e posaçme po pret datën 23 prill për të dëgjuar edhe mbrojtjen e shoqërisë Home Plan e cila rezulton të jete e përfshirë më dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani.
Pas përfundimit të seancës gjyqtaria Flojera Davidhi do të vendosë nëse dosjen do ta kalojë për gjykim, do të kthehet për hetime apo do të pushohet. /Oranews/