Policia e Kosovës arreston tre të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, sot datë 21.04.2024 në koordinim me Prokurorin Speciale –Departamenti për Krime Lufte, më datën 21 prill 2025, pas një aktiviteti të gjatë hetimor, ka ndërmarrë disa veprime operative, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tre (3) dyshuarve të cilët dyshohen se kanë kryer Krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Fillimisht në qytetin e Lipjanit në dy lokacion të ndara, janë lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari B.T. mashkull dhe e dyshuara N.Č. (femër). Në vazhdimësi të aktiviteti operativ në Prishtinë është lokalizuar dhe arrestuar edhe i dyshuari i tretë M.I. mashkull. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, në cilësi të gardianëve-zyrtarëve korrektues në burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese në Lipjanit kanë marrë pjesë në maltretimin, rrahjen, torturimin fizik dhe psikik te të ndaluarve shqiptarë.
Të arrestuarit janë shoqëruar ne zyrat e Drejtorisë së Hetimit të Krime të Luftës dhe janë duke u intervistuar.