75 Mall Live Search
15:41 / E Hënë, 21 Prill 2025 / H F

Kurti e Limajn arrijnë me bartësit e tyre në të njëjtën kohë në Kuvend

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Nismës kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës me 30 minuta vonesë.
Seanca konstituive ishte planifikuar të fillonte në orën 15:00, por deputetët e këtyre dy partive u paraqitën gjysmë ore më vonë.

Në mesin e të pranishmëve, kreu i LVV-së, Albin Kurti, dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj, kanë arritur bashkërisht në sallë.

Ende nuk është e qartë nëse partia në pushtet ka siguruar votat e nevojshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas përfaqësuesve të Vetëvendosjes, për herë të katërt do të propozohet Albulena Haxhiu për këtë pozitë.

Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë propozuar kandidatë të tjerë, për të cilët kanë deklaruar se do t’i mbështesin.

Kjo është hera e katërt që mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit./IndeksOnline/