75 Mall Live Search
23:30 / E Hënë, 21 Prill 2025 / Gj. Sh

Vdekja e Papa Françeskut, reagon Lionel Messi

Futbollisti argjentinas Lionel Messi ka nderuar Papa Françeskun me një mesazh në rrjetet sociale.

“Një Papë ndryshe, argjentinas”, shkroi sulmuesi i Inter Miami në Instagram, krahas një fotoje nga takimi i tyre në vitin 2013.

Më tej Messi shkruan “Papa Françesku, faleminderit që e bëtë botën një vend më të mirë. Do të na mungosh.”

Shoqata e futbollit të Argjentinës shtyu të gjitha ndeshjet të hënën për të mbajtur zi për Papën, një tifoz i flaktë i lojës dhe mbështetës i San Lorenzos në Buenos Aires.

Në ndeshjet e kësaj jave do të mbahet një minutë heshtje.

Edhe në Serinë A janë pezulluar disa ndeshje.