Vdes në QKUK personi që u aksidentua disa ditë më parë në Prishtinë

Ka vdekur në QKUK personi që u aksidentua, më 13 prill në Prishtinë.
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24-orësh ku bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.
“Lidhur me rastin, raportohet se më 21.04.2025 në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar që ishte duke u trajtuar pasi ishte aksidentuar, më 13.04.2025. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia