75 Mall Live Search
09:34 / E Martë, 22 Prill 2025 / L K

Publikohen fotot e para të trupit të Papa Françeskut

Vatikani publikoi këtë mëngjes fotot e para të trupit të Papa Françeskut. Papa Françesku u vendos në një arkivol të thjeshtë prej druri, me një rruzare në duar dhe i veshur me një petk të kuq liturgjik, një ditë pasi vdiq.

Pranë tij janë Garda Zvicerane dhe Kardinali Pietro Parolin.

Trupi i Papa Françeskut ndodhet ende në Casa Santa Marta, ku ai po shërohej pasi kaloi më shumë se një muaj në spitalin Gemelli të Romës për shkak të pneumonisë dypalëshe.

Sipas planit, trupi do të zhvendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit nesër, më 23 prill, në mënyrë që besimtarët të bëjnë nderimet e tyre.

Varrimi i Papa Françeskut është planifikuar të bëhet mes të premtes, 25 prill dhe të dielës, 27 prillit, ndërsa data e saktë do të konfirmohet sot në kongregacionin e parë të përgjithshëm të kardinalëve në Romë.

Në përputhje me dëshirat e tij të shprehura në testamentin e tij, Papa Françesku do të varroset në Bazilikën e Santa Maria Maggiore./Indeksonline/