Mësohet data e varrimit të Papës

Disa kardinalë u takuan në Romë të martën për të diskutuar detajet në lidhje me funeralin e Papa Françeskut, pasi ai vdiq të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare.
Kardinalët kanë vendosur që Papa Françesku të varroset të shtunën në orën 10:00, raportojnë mediat italiane.
Edhe pse është zakon që Papa i ndjerë të varroset në Bazilikën e Shën Pjetrit, Françesku pritet të varroset jashtë Vatikanit në bazilikën e Shën Mërisë së Madhe, një nga vendet e tij të preferuara.
Krerët e shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota pritet të marrin pjesë në funeralin.
Trupi i Françeskut aktualisht ndodhet ende në kapelën e Pension Santa Marta, rezidenca e tij në Vatikan./Indeksonline/