Presidentja Osmani merr pjesë në varrimin e Papa Françeskut

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonlinen këshilltari për media i presidentes Bekim Kupina.
“Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore në Vatikan se presidentja Osmani, si kreu i shtetit, do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut”, deklaroi Kupina./Indeksonline/