75 Mall Live Search
17:42 / E Martë, 22 Prill 2025 / L A

Vinicius Jr bëhet me dokumentar, ja kur do të publikohet

Ylli brazilian, Vinicius Jr është një nga lojtarët më të mirë në botë.

Dhe nuk është çudi progresi i tij ndër vite, pasi që në shumë ndeshje ka qenë vendimtar si në La Liga por dhe në Ligën e Kampionëve.

Dhe si rrjedhojë, kompania e famshme e distribuimit të filmave, “Netflix” do të bëjë një dokumentar rreth brazilianit, të quajtur “Baila Vini”.

Ky dokumentar pritet të publikohet më datën 15 maj.

Ndërsa sa i përket këtij sezoni, Vini së bashku me skuadrën e tij do të luaj në finale të Kupës së Mbretit, këtë të shtunë në orën 22:00 si dhe po ashtu është në garë edhe për të mbrojtur titullin e La Ligës./IndeksOnline/