75 Mall Live Search
18:28 / E Martë, 22 Prill 2025 / FR

Pas daljes nga BBVA, ja ku do ta shohim Gjestin!

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, nuk po humbet kohë për të qëndruar pranë publikut.

Ai do të jetë i ftuari special në episodin e ardhshëm të emisionit humoristik “Portokalli”.

Shfaqja do të transmetohet të mërkurën, ora 19:00, në studiot e Top Channel.

Pas një rrugëtimi të suksesshëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duket se Gjesti është gati për një kapitull të ri – mes televizionit dhe muzikës.