75 Mall Live Search
08:14 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / G T

Sot përcaktohen finalistët e Kupës së Kosovës, zhvillohen dy ndeshjet e kthimit

Sot do të mësohen edhe dy finalistët e Kupës së Kosovës për sezonin 2024/25.

Drenica e pret Llapin, në ndeshjen e kthimit – takim ky që nis nga ora 15:00, shkruan Indeksonline

Ndeshja e parë kishte përfunduar me fitore të ekipit nga Podujeva me shifrat 2:0.

Kurse ndeshja e dytë zhvillohet me orar tjetër. Nga ora 20:00, Prishtina e pret Dritën në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave kishte përfunduar me fitore minimale të ekipit kryeqytetas 1:0 në Gjilan./Indeksonline/