75 Mall Live Search
08:18 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / L A

Flick lavdëron Ansu Fatin pas ndeshjes me Mallorcën

Barcelona mbrëmë arriti të mposhtë Mallorcën në shtëpi me rezultat minimal 1-0.

Ajo që mori vëmendje ishte aktivizimi i Ansu Fatit nga minuta e parë, gjë që nuk kishte ndodhur që nga tetori i vitit të kaluar.

Dhe trajneri gjerman, Hansi Flick nuk kurseu lëvdatat për yllin e tij.

“Të gjithë e duam Ansu Fati. Ai luajti mirë sot. Shokët e tij të skuadrës dhe tifozët janë gjithashtu të lumtur, ai e meritonte të luante dhe ne të gjithë jemi të lumtur”, u shpreh Flick.

Flickun e pret një ndeshje e fortë të shtunën, ku do të ketë mundësinë që të fitojë trofeun e tij të dytë me Barcelonën, ku do të luajë në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit në stadiumin “La Cartuja”./IndeksOnline/