75 Mall Live Search
09:14 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / L A

Christian Panucci në situatë të vështirë, i futen në oborrin e vilës dhe i djegin makinën

Një makinë ka marrë flakë brenda vilës së Christian Panuccit, ish-trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit. Karabinierët dyshojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Një Audi në pronësi të ish-futbollistit të Romës, Christian Panucci, mori flakë teksa ishte parkuar në vilën e tij në Romë, mes Fonte Laurentina dhe Spinaceto.

Në momentin e rënies së zjarrit, i cili nuk e dëmtoi shtëpinë, futbollisti ndodhej jashtë vendit dhe për këtë arsye nuk ka qenë i pranishëm në vilë.

Zjarrfikësit që shkuan në vendngjarje, së bashku me hetuesit, dyshojnë se automjeti është djegur qëllimisht. Autoritetet aktualisht po shqyrtojnë pamjet e sigurisë nga vila dhe rrugët aty pranë për të përcaktuar shkakun dhe nëse zjarri lidhej me një tentativë të dështuar për vjedhje.

Panucci, i cili aktualisht ndodhet në Dubai, u informua për ngjarjen dhe mund të merret në pyetje pas kthimit të tij në Romë në ditët në vijim. Ndërkohë që nuk ka pasur raportime për kërcënime ndaj ish-futbollistit, natyra e qëllimshme e zjarrit ka ngritur shqetësimin e hetuesve.