75 Mall Live Search
14:21 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / k.v

Aksion i antidrogës në Prizren/ Zbulohet një laborator droge, arrestohen tre persona

Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion të madh në Prizren, ku deri në këto momente janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe është zbuluar një laborator droge, transmeton IndeksOnline.

Operacioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes është gjetur një sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike që po kultivoheshin dhe përpunoheshin për t’u hedhur në treg.

Burime nga policia bëjnë të ditur se laboratori i zbuluar ishte i pajisur me mjete moderne për përpunimin e drogës, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar të përfshirë të tjerë në këtë rrjet.

Policia pritet të dalë me një komunikatë zyrtare gjatë orëve në vijim, ku do të jepen më shumë detaje rreth këtij aksioni./IndeksOnline/