Për tre muaj u braktisën tre fëmijë në Kosovë, ja në cilat komuna

Në tre muajt e parë të këtij viti, nga janari deri në mars, në Kosovë janë braktisur tre fëmijë nga prindërit e tyre.
Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas të dhënave të ASK-së vetëm në janar të këtij viti janë braktisur dy fëmijë. E fëmijët e braktisur janë nga komuna a e Podujevës.
Ndërkaq në muajin shkurt raportohet për vetëm një fëmijë të braktisur, në komunën e Vushtrrisë
Ndërkaq gjatë muajit mars të këtij viti, nuk raportohet për fëmijë të braktisur në Kosovë./Indeksonline/
