Deputetja finlandeze: Ta njohin Kosovën të gjitha shtetet e BE-së, t’i jepet statusi i vendit kandidat

Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e Finlandës.
Deputetja e Parlamentit Finlandez, Tytti Tuppurainen, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Tuppurainen pas takimit me Osmanin ka thënë se do ishte një tregim vizioni gjeo-strategjik nëse të gjitha vendet anëtare të BE-së ta njihnin pavarësinë e Kosovës dhe që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.
“Kosova është një top-reformatore në Ballkanin Perëndimor dhe progresi i saj duhet pranuar. Do ishte tregim i një vizioni të madh gjeostrategjik nga të gjitha vendet e BE-së për të njohur sovranitetin e Kosovës dhe për t’i dhënë statusin e vendit kandidat”, ka shkruar ajo në rrjetin social ”X”./Indeksonline/