75 Mall Live Search
23:03 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / Z S

44-vjeçarja ndalohet nga policia pasi dyshohet se përndjeku një burrë

Një 44-vjeçare është vënë në pranga nga policia në Dibër pasi akuzohet se ka përndjekur një burrë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin R.D’’ thonë nga Policia raporton A2CNN.

Po ashtu është bërë e ditur se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Përndjekja”./Indeksonline/