75 Mall Live Search
07:43 / E Enjte, 24 Prill 2025 / MSH

Mot me vranësira, parashikohen reshje shiu

Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 deri në 22 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. Sipas IHMK-së, kjo javë do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike.