75 Mall Live Search
09:03 / E Enjte, 24 Prill 2025 / MSH

Arrestohet i dyshuari që dogji lokalin e një personi në Fushë-Kosovë

Një person është arrestuar pasditen e së martës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Zjarrvënie”.

Sipas policisë, personi i arrestuar dyshohet se i kishte vënë zjarrin lokalit të ankuesit, mashkull kosovar.

Incidenti ndodhi në rrugën “Lidhja e Pejës” në Fushë-Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/