Pesë raste dhune në familje brenda 24-orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë raste të dhunë në familje kanë ndodhur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.
Në raportin ditorë bëhet e ditur se rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë dhe Malishevë, shkruan IndeksOnline.
Bëhet e ditur se tre persona janë arrestuar, dhe dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë / 23.04.2025 – 01:00. Lidhur me rastin janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare pasi që dyshohet se janë fjalosur në mes vete, si dhe dyshohet se e dyshuara kishte dëmtuar orenditë dhe më pas i dyshuari mashkull e kishte sulmuar fizikisht. Palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë / 23.04.2025 – NN. Është raportuar se ankuesja femër kosovare muaj më parë ishte kanosur dhe ofenduar nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.
Pejë / 23.04.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë / 23.04.2025 – 16:27. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Malishevë / 23.04.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/