75 Mall Live Search
09:30 / E Enjte, 24 Prill 2025 / G T

Mikel Arteta “fton” tifozët për të luajtur kundër PSG-së: Merrini me vete atletet tuaja dhe fanellat!

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta pas barazimit 2:2 ndaj Crystal Palaces mbrëmë në Premier League, dha një deklaratë interesante në lidhje me takimin e parë gjysmëfinal ndaj PSG-së.

Arteta “ftoi” të gjithë tifozët për të luajtur kundër Paris Saint-Germain, shkruan Indeksonline

“Dua t’ju them tifozëve tanë që kundër PSG-së, të vijnë dhe të luajnë me ne. Merrni atletet e juaja, fanellat. Le të luajmë së bashku të martën, ta kemi një natë të mrekullueshme në Emirates”, u shpreh Arteta

Të njëjtën strategji trajneri spanjoll e përdori edhe për ndeshjen ndaj Real Madridit. Ku në stadiumin “Emirates”, mbizotroi një atmosferë fantastike, ndoshta më e mira në histori të klubit “topçinj”.

Ndeshja mes Arsenalit dhe PSG-së zhvillohet të martën më 29 prill./Indeksonline/