75 Mall Live Search
10:52 / E Enjte, 24 Prill 2025 / mp

Ja sa para “cash” i ka guvernatori i BQK-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Rreth 180 mijë euro është vlera e blerë e patundshmërisë së shtëpisë, banesës, tokës e garazhit.

Ismaili ka deklaruar se ai, fëmijët e tij dhe bashkëshortja, i kanë në banka para të gatshme mbi 58 mijë euro.

Po ashtu detyrimet ndaj bankave/kredi kanë vlerën e 44 mijë eurove.

Ndërsa të hyrat vjetore, bashkë me familjarët, kanë deklaruar se i marrin mbi 77 mijë euro./Indeksonline/