75 Mall Live Search
07:42 / E Premte, 25 Prill 2025 / Z S

Me rastin e përfundimit të “Garës së ushtarit më të mirë 2025” mbahet ceremonia e aktivitetit të pjesëtarëve të FSK-së

Me rastin e përfundimit të “Garës së ushtarit më të mirë 2025” gjatë ditë së sotme pritet të mbahet ceremonia e aktivitetit për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit aktiviteti do të mbahet nga ora 10:00 në kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj.

Në “Garën e ushtarit më të mirë” morën pjesë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe ushtarakë nga vendet partnere, SHBA- Ajova- Corps V, Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, Turqia, Maqedonia e Veriut.

Në ceremoninë përmbyllës do të marrin pjesë udhëheqësit e lartë të FSK-së, oficer e nënoficerë të vendeve pjesëmarrëse në garë./Indeksonline/