Policia sërish me aksion në Kaçanik, arrestime të reja lidhur me rastin e rreshterit Lika

Që herët në mëngjes forcat policore janë duke kryer një aksion në Kaçanik.
Në këtë aksion sipas burimeve të Indeksonline ka edhe të arrestuar.
Theksojmë se javën e kaluar lidhur me këtë rast u arrestuan 7 persona ku në mesin e tyre edhe një i moshës së mitur.
Po ashtu gjatë kësaj jave Gjykata Themelore në Ferizaj vendosi që të arrestuarit lidhur me këtë rast të dërgohen në paraburgim në afat prej një muaji.
Aksioni po vazhdon ende dhe Indeksonline do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë aksion./Indeksonline/