Vjosa ankohet pas finales: Gjyqtari ishte skandaloz, s’na dha penallti!

Finalja e Kupës së Kosovës në futsall dhuroi spektakël të vërtetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, ku FC Prishtina 01 doli fituese ndaj FC Vjosa me rezultat 5:4, pas vazhdimeve.
Skuadra e Vjosës e la ndeshjen pak sekonda pa pëfunduar, kjo për shkak të gjyqtarit Besar Beqiri, shkruan Indeksonline

Në rrjetet sociale, ata (Vjosa) kanë reaguar me pretendimin se po i njëjti gjyqtar nuk akordoi penallti në të mirë të tyre në minutat e fundit të ndeshjes, edhe pse mori sinjal pozitiv nga gjyqtarja anësore, që ishte Florentina Kallaba.
Për shkak të kësaj situate, Vjosa u largua nga fusha dhe nuk u rikthye më, duke ia “dhuruar” fitoren kundërshtarit të tyre.
“Fatkeqësisht, kjo finale nuk duhej të përfundonte kështu. Gabimet e rëndë të arbitrave dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në rezultat na vendosën në një situatë të papranueshme – që kulmoi me tërheqjen tonë nga loja pasi që na u mohua faulli i gjashtë ku do të akordohej 10 metersh per skuadren tonë.

“Jo sepse nuk donim të luftonim deri në fund, por sepse nuk mund të lejojmë që drejtësia sportive të shkelet në atë mënyrë. Ne u dëmtuam padrejtësisht, por nuk humbëm dinjitetin.
“Ku Besar Beqiri nuk referoi për faullin e gjashtë , ndërsa referja Florentina Kallaba në kufje njofton Besarin se është faull dhe filloi për ta ngritur dorën për faull ku është dëgjuar duke folur në kufje , por referi Besar Beqiri i drejtohet me fjalët ‘Jo Jo’., shkruhet në njofitmin e klubit të Vjosës
Po ashtu, përmes këtij shkrimi – klubi i Vjosës njofton se me këtë referim “skandaloz”, siç e quajnë ata, nuk do jenë pjesë e Superligës së Kosovës./Indeksonline/