75 Mall Live Search
08:55 / E Premte, 25 Prill 2025 / H F

Policia e Kosovës e konfirmon aksionin në Kaçanik: Po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me njësitë e saj relevante, ka nisur një operacion policor në komunën e Kaçanikut.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, më shumë detaje rreth këtij aksioni do të bëhen të ditura pas përfundimit të operacionit.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut. Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, deklaroi Kelani për IndeksOnline.