75 Mall Live Search
08:58 / E Premte, 25 Prill 2025 / G T

Messi me shokë e humbin ndeshjen e parë gjysmëfinale

Skuadra e Inter Miamit ka pësuar humbje 2:0 ndaj Vancouver Whitecaps, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions Cup.

Lionel Messi me shokë nuk arriti të shënonte gol si mysafir i Vancouverit, duke rrezikuar eliminimin, shkruan Indeksonline

Golat për ekipin vendas i shënuan: White dhe Berhalter.

Messi, Suarez, Alba dhe Busquets luajtën gjithë ndeshjen, por asgjë pozitive nuk ndodhi nga kjo katërshe.

Ndeshja e kthimit, që përcakton finalistin zhvillohet, më 1 maj./Indeksonline/

Image