75 Mall Live Search
09:54 / E Premte, 25 Prill 2025 / L K

Aksioni i sotëm në Kaçanik, kush janë katër të arrestuarit e tjerë për vrasjen e rreshterit Lika

Njësia Kundër Terrorizmit ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një aksion të ri në Kaçanik në kuadër te hetimeve për vrasjen e rreshterit Afrim Lika. Katër persona janë arrestuar sot nga hetimet shtesë.

Fatjon Tusha, Elmedin Raka, Labinot Murati dhe Ridvan Axhami janë të arrestuarit e sotëm në aksion.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se hetuesia ka gjetur prova të qarta që inkriminojnë të arrestuarit në përfshirjen e organizimit për vrasjen e policit Lika./Indeksonline/