Kokën para, trupin drejt, Kurti shukatet para mediave

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të mbahet seanca konstituive.
Edhe këtë herë nuk munguan pyetjet e mediave , se a do t’i kenë votat për kandidaten e tyre për kryeparlamentare Albulena Haxhiun.
Por Kurti sërish ka zgjedhur të mos flasë për mediat dhe të futet i heshtur në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe pas pak pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës./Indeksonline.