75 Mall Live Search
10:28 / E Premte, 25 Prill 2025 / S Z

Tentativa e gjashtë, vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës  janë mbledhur sërish sot për të gjashtën herë me radhë, për të vazhduar punimet e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, ku në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Edhe pse në dy seancat e kaluara ka dështuar  zgjedhja e  kandidates së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu për kryetare të kuvendit, VV-ja ka bërë të ditur se Haxhiu vazhdon të jetë dhe më tej kandidate e kësaj partie  për kryeparlamentare.

Ndyshe partitë opozitare vazhdojnë të mbajnë qëndrime të njëjta sa i përket kandidatës së VV-së për kryeparlamentare. Ata janë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare./Indeksonline/