Çitaku: VV duhet ta zhbllokojë situatën

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se është Vetëvendosje ajo që duhet të ndërmarrë hapa për të zhbllokuar situatën politike, transmeton IndeksOnline.
“Çështja nuk është nëse PDK-ja ka ndryshuar qëndrim, por nëse subjekti i parë, Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë përpjekje për zhbllokim. Ata janë ata që duhet ta zhbllokojnë situatën,” ka thënë Çitaku.