Gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e RTSH-së

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radiotelevizionit publik shqiptar.
Vasili u zgjodh në votimin e dytë, ku arriti të marrë 7 votat e nevojshme për të drejtuar RTSH-së.
Mandati i drejtuesit të drejtorit të RTSH është 5-vjeçar.
Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e përgjithshëm të RTSH-së u mbajt dje, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur drejtues i RTSH-së.
Sot, e premte, votimi i dytë u mbajt mes tre kandidatëve më të votuar nga dje, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai. Eni Vasili rezultoi më e votuara duke marrë 3/5 e votave të nevojshme për t’u zgjedhur drejtore e përgjithshme.
Votimi ditën e enjte
Emrat dhe votat:
Eni Vasili 5 vota
Xhoi Jakaj 2 vota
Engjëll Musai 2 vota
Ermal Hoxha 1 votë
Flamur Buçpapaj 1 votë.