75 Mall Live Search
14:28 / E Premte, 25 Prill 2025 / G T

Gjyqtari i finales “Copa del Rey” me lot në sy: Djali im vjen nga shkolla duke qarë, i thonë se babain e ke “hajdut”!

Gjyqtari i finales së Kupës së Mbretit, Ricardo de Burgos, u paraqit në konferencë për media para ndeshjes mes Barcelonës dhe Real Madridit që zhvillohet nesër (e shtunë).

Ai foli rreth kritikave që merr saherë që gjykon një ndeshje në futbollin spanjoll. Madje në lot në sy tregon se si djali i tij shpeshherë vjen nga shkolla duke qarë, shkruan Indeksonline

Kur një djalë juaji shkon në shkollë dhe i thonë se babai i tij është “hajdut” dhe ai kthehet në shtëpi duke qarë, është shumë e çuditshme.”

“Ajo që bëj është të përpiqem ta edukoj djalin tim që t’i tregojë se babai i tij është i ndershëm. Është shumë serioz, nuk ia rekomandoj askujt”.

“Ditën që do të largohem nga këtu, dua që djali im të jetë krenar për atë që ishte babai i tij dhe për atë që është gjyqtari, i cili na ka dhënë shumë vlera”.

“Nuk ka të drejtë me atë që po kalojnë shumë kolegë, jo vetëm në futbollin profesional, por edhe në futbollin bazë”.

“Që të gjithë të reflektojnë mbi atë se ku duam të shkojmë, për atë që duam nga sporti dhe futbolli”, u shpreh De Burgos

Finalja e madhe mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet nesër në stadiumin e Sevillas nga ora 22:00./Indeksonline/