75 Mall Live Search
22:02 / E Premte, 25 Prill 2025 / MSH

OBSH: Rezervat e ilaçeve në Gaza po mbarojnë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus insistoi ka ngritur shqetësimin se furnizimet mjekësore në Rripin e Gazës janë drejt fundit.

Tedros Adhanom Ghebreyesus insistoi se është e domosdoshme për të hequr bllokadën izraelite ndaj ndihmës humanitare të vendosur në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.

Pas njoftimit nga Programi Botëror i Ushqimit se të gjitha furnizimet e tij ushqimore në Gaza, ku Izraeli ka bllokuar të gjithë ndihmën për shtatë javët e fundit, ishin shteruar, Ghebreyesus paralajmëroi se situata është e njëjtë edhe për furnizimet mjekësore.