Lumbardh Dellova shënon golin parë me fanellen e CESKA Sofias, i pari me skuadrën bullgare (VIDEO)

Lumbardh Dellova e ka gjetur golin e parë me fanellën e CSKA Sofias.
Mbrojtësi kosovar, shënoi golin e fitores ndaj Spartak Varna, shkruan IndeksOnline.
Ishte vetëm minuta e tretë e ndeshjes, kur Dellova me një gjuajtje të bukur arriti ta mposht portierin kosovar.
Ish-futbollisti i Ballkanit u transferua gjatë verës së kaluar te skuadra e CESKA Sofias, ku menjëherë e ka fituar vendin e titullarit./IndeksOnline/